Lajme
Vetura godet një këmbësor në Pejë
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Pejë, ku një veturë ka goditur një këmbësor.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të stacionit të autobusëve.
Kalimtarë të rastit i dolën në ndihmë viktimës duke tentuar ta këndellin.
Ende nuk dihet mbi gjendjen shëndetësore të tij.