Lajme

Vetura godet një çiklist në Ferizaj

Një person ka pësuar lëndime trupore, pasi u godit nga një veturë në Ferizaj.

Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku” sonte rreth orës 22:10.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili pohoi se viktima ishte duke udhëtuar me biçikletë në momentin kur ndodhi aksidenti.

“Për pasojë të këtij aksidenti, lëndime ka pësuar biçiklisti, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në qendrën emergjente ne Ferizaj. Njësia e Trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes për hetimin e aksidentit” deklaroi Veseli.

Back to top button