Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar sot kandidaturën e Ilir Qeriqit për kryetar të Komunës së Lipjanit në zgjedhjet që do të mbahen më 12 tetor.
Në një takim me strukturat organizative të Vetëvendosjes në Lipjan, ku mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, u konfirmua mbështetja për kandidaturën e Qeriqit.
“Me Ilir Qeriqin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, Lipjani do të ketë zhvillimin, progresin dhe energjinë e re që kërkojnë qytetarët në çdo lagje e fshat”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.