Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Veteranët i çojnë letër Komisionerit të KE-së, kërkojnë hetime ndaj Speciales

    19/05/2025 14:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i kanë dërguar letër edhe Komisionerit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës, Michael O’Flaherty, pas asaj që ia dërguan Richard Grenellit, të Dërguar për Misione të Posaçme të Presidentit të ShBA-së Donald Trump.

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kërkuan që të nisë një hetim ndërkombëtar dhe i pavarur mbi shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut ndaj të akuzuarve që po mbahen në Hagë.

    Në letër thuhet se Dhomat e Specializuara po bëjnë abuzime procedurale mbi këtë çështje, duke shtuar se procedurat janë njollosur nga paraburgime të tejzgjatura.

    “Sot, Dhomat e Specializuara nuk i ngjajnë më një institucioni gjyqësor të ndërtuar mbi vlerat evropiane të të drejtave të njeriut. Ato janë shndërruar në një strukturë të mbyllur hermetikisht, që funksionon në izolim të plotë nga sistemi ligjor i Kosovës, institucionet e saj demokratike dhe mekanizmat e mbikëqyrjes kushtetuese. Procedurat e tyre janë të njollosura nga paraburgimet e tejzgjatura, redaktimet e tepruara të dokumenteve, vonesat në dorëzimin e provave dhe kufizimet në ndihmë juridike. Dhomat e specializuara refuzojnë të marrin parasysh edhe Avokatin e Popullit të Kosovës, institucionin që ekziston pikërisht për të mbrojtur të drejtat themelore dhe i cili ka të drejtë të plotë, si në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës, ashtu edhe sipas të drejtës ndërkombëtare, të hetojë shkeljet e mundshme. Por qëndrimi i gjykatës është i qartë, ato nuk japin as përgjigje, as shqyrtim, as llogaridhënie”, thuhet në letrën e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Tutje, aty shkruan se ajo që kishte nisur si instrument drejtësie, është shndërruar “në diçka krejt tjetër”.

    Veteranët iu drejtuan komisionerit O’Flaherty se kjo çështje s’është ligjore, por e të drejtave të njeriut.

    Artikuj të ngjashëm

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.