Organizata e Vetëranëve të Luftës në Deçan ka bërë homazhe për dëshmorët e kësaj komune, shkruan Demos.
“Sot, së bashku me shumë bashkëluftëtarë, familjarë dhe qytetarë, përkujtuam në përvjetorin e rënies Dëshmoret e Kombit, Lavdim Likaj dhe Blerim Dervishaj, të cilët ranë në Altarin e Lirisë më 1 qershor 1998 në fshatin Carrabreg.
Nderim e Lavdi gjithmonë!
Po ashtu, sot me homazhe u përkujtuan edhe 17 martirët nga fshatrat Pobërgjë, Hulaj dhe Batushë, në Kompleksin Memorial në Pobërgjë.
27 vite pas, kjo plagë rëndon njësoj tek familjarët e tyre dhe tek qytetarët tjerë, të cilët përjetuan tmerrin e asaj dite.
Lavdi!”, theksohet në njoftim.