Organizata e Veteranëve të Luftës në Deçan ka nderuar dëshmorët e kombit, Qazim dhe Arif Dautaj nga Tropoja në bjeshkët e larta në Babaj të Bokës, shkruan Demos.
“Në çdo pjesë të Kosovës mund të gjesh lapidarë dhe pllaka përkujtimore të Dëshmorëve të Kombit, bij e bija që ranë për liri nga të gjitha trojet shqiptare.
Sot, me familjarë dhe bashkëluftëtarë, u ndalëm në vendin e rënies, në bjeshkët e larta në Babaj të Bokës, për të nderuar me homazhe Dëshmorët e Kombit Qazim dhe Arif Dautaj nga Tropoja.
Në lirinë e Kosovës, një pjesë të madhe ka edhe Shqipëria nënë ,ajo i dha shumë dëshmorë, invalidë dhe veteranë.
Gjithmonë bashkë!
Rrnoftë bashkimi kombëtar!
Lavdi Dëshmorëve!“, theksohet në njoftim.