“Vetëm shpirtin e kam gjallë trupin  në luftë e kam varrosur”, veterani i UÇK-së i çon “selam” ministres Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla u ka ndaluar që krerëve të UÇK-së në Hagë të iu dërgohen pako me gjëra esenciale përmes kësaj ministrie.

Të paktën kështu ka deklaruar, vajza e Jakup Krasniqit, Gresa Krasniqi, e cila edhe publikisht i ka bërë thirrje, Gërvallës që të lë anash inatet politike.

“Pakot me gjëra esenciale deri tash i kem dërgu në dhomat e paraburgimit në Hagë, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Donika Shëarz, paska marr vendim që ato pako mos me u dërgu permes Ministrisë së saj .Ajo duhet me i lënë anash ose inatet personale ose ministrinë që aq dobët e udhëheq ose të përgjigjet për veprimet e saj! Krejt dhe Zhdrejt”.

Për këtë rast ka reaguar edhe veterani dhe invalidi i UCK-së, Feim Krasniqi.

Ai në një postim në Facebook i ka thënë ministres Gervalla që mos ta nënçmojë UCK-në.

“Oj Donikë, mos mi hapni plagët e luftës që edhe sot i kam në trup!. Mos ma nënçmoni UÇK-në e as shokët që në luftë i kam humb. Mos më akuzoni për krime as gjakun mos ma njollos. Vetëm shpirtin e kam gjallë trupin  në luftë e kam varrosur”, ka shkruar ai duke e postuar edhe një fotografi ku shihet se i ka këmbët me proteza.

Reklama