Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se kanë ndodhur tetë raste të dhunës në familje vetëm gjatë ditës së djeshme, shkruan GazetaDemos.
Rastet kanë ndodhur në tetë komuna të ndryshme: Prishtinë, Lipjan, Podujevë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë, Malishevë dhe Prizren.
Kryesisht kemi të bëjmë me sulme, dhunë fizike, psikike e kanosje verbale.
Në pjesën dërrmuese viktima janë femrat kosovare, ndërsa dhunuesi është mashkulli kosovar.
Pas raportimeve, viktimat kanë pranuar tretmane mjekësore, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Më poshtë Demos, ju sjell raportin e plotë të policisë lidhur me rastet e lartpërmendura:
- Prishtinë 26.04.2023 – 11:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka dashur trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
- Podujevë 26.04.2023, 15:10. Viktima femër kosovare ka raportuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar cili gjendet në vuajtje të dënimit e kishte kanosur përmes telefonit. Rasti në procedurë hetimore.
- Gjilan 26.04.2023, 07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte kanosur dhe kishte tentuar ta sulmoj viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
- Ferizaj 25.04.2023 – 23:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj, dhe po ashtu ka demoluar banesën dhe ia ka dëmtuar veshmbathjet e viktimës e me pas është larguar nga banesa.Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i dyshuari në kërkim policor.
- Prizren 26.04.2023, 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë (thikë). Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
- Malishevë 26.04.2023, 09:50. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje e ka kanosur dhe se i njëjti në vazhdimësi ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
- Mitrovicë 26.04.2023, 20:07. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se kishte pasur një mosmarrëveshje verbale me të dyshuarin mashkull kosovar dhe se i njëjti vazhdimisht ushtron dhunë psiqike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.