Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vetë nuk mori pjesë, kë e dërgoi Osmani në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Trump

    22/01/2025 09:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidentja Vjosa Osmani nuk ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që u mbajtë të hënën në Kongres, mirëpo atje ka dërguar një delegacion. Pjesë e këtij delegacioni kanë qenë Shefja e Stafit, Learta Hollaj dhe Këshilltarja për Politikë të Jashtme, Rejhan Vuniqi, të shoqëruara nga Ambasadori i Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli.

    Në të gjitha takimet, Presidenca ka thënë se delegacioni ka përcjellë urimet më të mira për Presidentin Trump dhe administratën e re në emër të Osmanit dhe qytetarëve dhe është konfirmuar angazhimi i vendit për avancimin e mëtejshëm dhe të vazhdueshëm të raporteve bilaterale.

    “Në bisedat me zyrtarët amerikanë është theksuar gjithashtu rëndësia e vizitave të ndërsjella, si dhe rëndësia e bashkëpunimit me qëllim të avancimit dhe ruajtjes së sigurisë në rajon dhe përtej”, thuhet në njoftim.

    Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca thuhet se delegacioni ka biseduar me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan, Mike Johnson, të nominuarin për Drejtor të CIA-s, John Ratcliffe; Kongresistin dhe Kryesuesin e nënkomitetit për Evropë në Komitetin për Politika të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, Keith Self, Kongresistët Chip Roy, Ronny Jackson, John Cornyn, Ted Cruz; Guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott, Guvernatoren e Ioëa, Kim Reynolds, Ambasodorin e nominuar të Presidentit Trump në NATO, Matt Ëhitaker; Zëvendës Guvernatorin e Teksasit, Dan Patrick; Prokurorin e Përgjithshëm të Teksasit, Ken Paxton; ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg; Senatoren e Teksasit, Angela Paxton; Këshilltarin lokal, Gino Mulliqi; dhe ish-Kongresistin Jack Fields, si dhe përfaqësues të shumtë të mërgatës.

    Delegacioni ka marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Presidentit Trump në Capitol Hill, Tubimin e mbajtur para ceremonisë së betimit në Capital One Arena, Ballon e Komandantit Suprem; Ballon Presidenciale “The Liberty Ball”, Ballon “Black Tie and Boots”, të organizuar nga Texas State Society, Midwest Galla, pritjen e organzuar nga Dr. Miriam Adelson, Tilman Fertitta, Sylvie Legere & Todd Ricketts e Mark Zuckerberg, si dhe në Shërbesën e Lutjeve Kombëtare në Ëashington National Cathedral.

    Artikuj të ngjashëm

    Pamje tjera, momenti kur Agon Zejnullahu del nga vetura me duar pas kokës, policët i gjuhen sipër

    Berisha: Në polici ka edhe rrugaçë e militantë primitivë të regjimit të Kurtit që i ka rekrutuar

    Chelsea siguron finalen me stil, pret PSG-në ose Real Madridin

    Të Fundit

    Pamje tjera, momenti kur Agon Zejnullahu del nga vetura me duar pas kokës, policët i gjuhen sipër

    Berisha: Në polici ka edhe rrugaçë e militantë primitivë të regjimit të Kurtit që i ka rekrutuar

    Chelsea siguron finalen me stil, pret PSG-në ose Real Madridin

    Disa pushues ia shpëtojnë jetën një kosovari në Velipojë – dalin pamjet

    Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.