Një person ka mbetur i vdekur mbrëmë si pasojë e një vetaksidenti në Poqestë të Pejës.
Në lidhje me rastin, policia ka dhënë detaje ku bëhet e ditur se viktima derisa ishte duke e drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia e ka humbur kontrollit dhe fillimisht e ka goditur një shtyllë betoni dhe më pas ka përfunduar jashtë rrugës në shkurre.
“Si pasojë, drejtuesi ka pësuar lëndime të rënda-vdekjeprurëse dhe pasi është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh.
Më tej, policia tha se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.