Një person ka vdekur pasi u vetaksidentua. Ai është rrokullisur me veturë dhe më pas automjeti është përfshirë nga flakët së bashku me viktimën.
Zëdhënësi i Prokuroria Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë se janë në pritje të identifikimit zyrtar të viktimës.
“Ka ndodhur një vetkaksident. Vetura është përfshirë nga flakët. Ka pasur dëme të konsiderueshme në trupin e viktimës. Është dërguar për obduksion në IML dhe jemi në pritje të identifikimit zyrtar të viktimës”, tha Nikçi.
Zëdhënësi i Policisë për Pejë, Driton Rugova, sot tha se viktima dyshohet se ishte duke vozitur me shpejtësi të madhe, ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është rrokullisur duke rënë në fushë. Më pas vetura është përfshirë nga flakët.
“Sot me datën, 01.06.2025, rreth orës 02:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshaton Pavlan- Pejë, në këtë aksident ishte e përfshirë një veturë e cila dyshohet se ishte duke qarkulluar me shpejtsi të madhe në drejtim të Pejës, dhe me të arritur në fshatin Pavlan, humb kontrollim mbi automjetin dhe rrokulliset duke përfunduar ne fushë, vetura është përfshirë nga flakët se bashku me personin që ishte në veturë, në vendin e ngjarjës kanë dalë njësitet relevante të Policisë, ekipi i zjarrëfiksëve dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, me urdhër të prokurorit të shtetit viktima dërgohet ne IML-Prishtinë për obduksion”, tha ai. / EXPRESS/