Një vetaksident i rëndë ka ndodhur të dielën pasdite në fshatin Polluzhë të Komunës së Skenderajt, transmeton GazetaDemos.
Sinjali bënë me dije se ngjarja ka ndodhur më 1 qershor 2025, rreth orës 14:43, kur një Audi A4, ka dalë nga rruga në rrethana që ende po hetohen.
Si pasojë e aksidentit, raportohet se ka humbur jetën pasagjerja, ndërsa shoferi ka mbetur i lënduar rëndë.
Në vendin e ngjarjes fillimisht kanë ndërhyrë njësitet policore të Stacionit të Drenasit dhe ekipet e ndihmës së shpejtë, të cilat kanë transportuar të lënduarit drejt Emergjencës në QKUK, Prishtinë.
Më pas në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë e trafikut rrugor, njësia e hetimeve të aksidenteve si dhe prokurori kujdestar, i cili ka autorizuar procedurat për hetim të vdekjes. /Sinjali