Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie, shkruan GazetaDemos.
Sipas informacioneve të para që ka siguruar Demosi aksidenti ka ndodhur rreth orës 7:50 të mëngjesit, ndërsa drejtuesi i automjetit, një 26-vjeçar, është transportuar me urgjencë në spital në gjendje kritike për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë njësitë e Policisë së Kosovës, të cilat po kryejnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti.
Banorët e zonës kanë treguar se automjeti ka humbur kontrollin, shkaku i shpejtësisë ku sipas tyre vetura ishte duke u vozitur 190 km duke përfunduar në oborrin e një shtëpie pranë rrugës.
Lidhur me rastin GazetaDemos ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe do të iu mbaj të informuar.