Në katër komunat veriore të Kosovës, me shumicë serbe, janë parë të dielën disa grafite të reja me mesazhet “Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”.
Lidhur me këtë, Afrim Veseli, ish-kolonel i FSK-së, ka thënë se këto grafite e protesta në veri janë një mesazh për institucionet e Kosovës e të cilat kanë për qëllim destabilizimin në veri.
“Përmes atyre grafiteve, atyre thirrjeve të bëjë një zgjim te qytetarët serbë, një mesazh për institucionet e Kosovës pas fitores më 24 shtator në Banjskë, protesta e sotme po ashtu në vazhdën e gjithë kësaj është një indikacion që ata do të fillojnë me skenarë të caktuara me qëllim të destabilizimit të veriut të vendit, për të dërguar mesazhe politike gjoja së serbët e Kosovës janë të rrezikuar. Ata që deri dje që sigurisht edhe sot nëpër xhepat e palltove të tyre i kanë fotografitë e Putinit, kishin dalë duke thënë Amerikë na mbrojë”, tha Veseli në RTV Dukagjini.