Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, do të ndajë gjysmë milioni euro për t’i rikuperuar dëmet e shkaktuara nga vërshimet.
Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari, derisa tha se kjo po bëhet për të qenë më afër qytetarëve të kësaj komune.
“Duke qenë çdo ditë afër jush dhe duke parë gjendjen dhe dëmet e shkaktuara nga vërshimet, në procedurë ligjore dhe institucionale, Komuna e Mitrovicës do të ndajë gjysmë milionë euro për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në qytetin tone”, ka njoftuar ai në Facebook.
Tutje, Hamza bëri thirrje që kushdo tjetër që dëshiron të ndihmojë, të lajmërohen te adresa e komunës.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Duke qenë çdo ditë afër jush dhe duke parë gjendjen dhe dëmet e shkaktuara nga vërshimet, në procedurë ligjore dhe institucionale, Komuna e Mitrovicës do të ndajë gjysmë milionë euro për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në qytetin tonë.
Të gjithë ju që keni vullnetin e mirë për të ndihmuar qytetarët, ju lutem të lajmëroheni në komunë dhe komuna do të ju ndihmoj në identifikimin e familjeve që kanë nevojë për ndihmë dhe ju do të keni mundësi t’i ndihmoni drejtpërdrejt ato familje.
Gjithmonë pranë jush!