BallinaLajme

Vërmicë: Shtetasi shqiptar tenton t’i japë ryshfet policit dhe doganierit, dërgohet në mbajtje

Një shtetas shqiptar është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë, pasi dyshohet se ka tentuar t’u japë ryshfet një zyrtari policor dhe një doganieri.

Ai u përpoq t’i ofronte një kartëmonedhë prej 1000 lekësh shqiptare një zyrtari policor dhe 10 euro një doganieri.

“SPK Vërmicë / 02.08.2025 – 00:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë për shkak se i njëjti gjatë legjitimimit të dokumenteve i ka ofruar zyrtarit policor një kartëmonedhë 1000 lekë shqiptare dhe doganierit një kartëmonedhë 10 €. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”.

Back to top button