Veprimtari dhe afaristi i njohur, Harry Bajraktari ka kujtuar mësuesin Abedin Mulosmanaj i cili i shërbeu arsimit për vite me radhë.
Bajraktari në një postim të shpërndarë nga “Gazeta e Alpeve”, kanë shpalosur detaje nga jeta dhe veprimtaria e bujshme e mësues Mulosmanaj ku tha se ai ka qenë edhe mësuesi i presidentit Ibrahim Rugova.
“Mësuesi Abedin Mulosmanaj i Derës së Binak Alisë të Bajrakut të Krasniqes së Malësisë së Gjakovës, asokohe mësues në Istog të Kosovës, tevona dhe Ministër i Oborrit Mbretëror Shqiptar në Mërgim (Amerikë), i ka dhënë mësim dr. Ibrahim Rugovës, Presidentit historik të Kosovës dardane”, thuhej aty.
Në këtë postim u publikua edhe një foto e ish-presidentit teksa ishte nxënës në shkollën fllore.
“Në këtë foto arkivore të Rrustem Rugovës, paraqitet Klasa e Pestë Fillore në Istog të Kosovës, me mësues Abedin Mulosmanaj e Haxhi Blakaj dhe me nxënësit e saj, ndër të cilët edhe dr. Ibrahim Rugova…”, shkruhet aty.