Lajme

Veprimtari Bajraktari takohet me Kurtin: Krijimi i institucioneve detyrim për të mundësuar ndihmën nga Uashingtoni

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pritur sot veprimtarin shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, ku siç njoftoi ky i fundit, u bisedua rreth sfidave kryesore në vend.

“Me Kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti, biseduam mbi sfidat kryesore me të cilat po përballet vendi. Diskutuam rreth hapave që duhen ndërmarrë për tejkalimin e bllokadës aktuale politike dhe formimin e një qeverie stabile”, tha ai.

Bajraktari tha se i theksoi Kurtit se vetë personalisht, ashtu si edhe komuniteti shqiptaro-amerikan, janë të gatshëm të ndihmojnë në përparimin e vendit.

“Ne jemi të bekuar që kemi një shtet mik si Amerika, por duhet t’i përmbushim obligimet tona. Ka gjëra që Uashingtoni mund t’i bëjë për Kosovën, por Kosova duhet t’i kryejë detyrimet e saj dhe hapi i parë për këtë janë institucionet e qëndrueshme.

Kryeministrit Kurti i kërkova që t’i kushtojë kujdes të veçantë ekonomisë, lehtësimit të klimës së biznesit përmes reformave, me qëllim të nxitjes së investimeve të reja”, tha Bajraktari.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button