sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Veprimi i Top Channel, gjuhëtarja: S’ka nevojë për përkthime shqip-shqip, dialektet janë pasuri

    24/05/2023 19:39
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministrja e Turizmit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro, e cila me profesion është gjuhëtare, ka folur për çështjen e përkthimeve shqip-shqip.

    Ajo tha se shqipja është shqipe për shkak të themelit të saj, ku siç tha ajo, është gramatika, sistemi fonetik e themelit të leksikut.

    “Nuk ka nevojë të bëjmë përkthime shqip-shqip, por ka nevojë që herë-herë të shpjegohemi në fjalë të ndryshme që përdorim”.

    “Besoj që Shqipëria ka pasur fatin e jashtëzakonshëm ku që nga 1999-ta me përfundimin e luftës në Kosovë dhe të izolimit shekullor, shumë fjalë të bukura të shqipes të përdorura në Kosovë kanë hyrë mrekullisht në shqipen e Tiranës, ashtu siç shqipja e Prishtinës është pasuruar me disa fjalë që përdoren në Tiranë, Korçë a Shkodër”, është shprehur ajo në Klan Kosova.

    Tutje, ajo tha se dialektet e shqipes janë pasuri për gjuhën shqipe.

    “Ajo çka ne kemi janë dialektet tona, që nuk janë problem por janë pasuri, mrekulli që i kemi. Gjuha nuk ndan por përbashkon. Unë e quaj veten me fat që të punojë e jetojë në Prishtinë e të japë mësim në UP, ku kam mësuar aq shumë gjëra”, tha ajo.

    Artikuj të ngjashëm

    Situata e tensionuar në Veri, Berisha: Vuçiçi bashkë me Kremlinin kërkon të destabilizojë Kosovën

    Haradinaj: Sulmet kriminale ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe forcave të rendit, janë të papranueshme

    Publikohet një tjetër video prej tensioneve të sotme në Veri, ushtarët e KFOR’it shihen të shtrirë

    Të Fundit

    Situata e tensionuar në Veri, Berisha: Vuçiçi bashkë me Kremlinin kërkon të destabilizojë Kosovën

    Haradinaj: Sulmet kriminale ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe forcave të rendit, janë të papranueshme

    Publikohet një tjetër video prej tensioneve të sotme në Veri, ushtarët e KFOR’it shihen të shtrirë

    OSBE: Dhuna kundër paqeruajtësve është e papranueshme

    KFOR: Rreth 25 ushtarë tanë janë plagosur në Zveçan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.