Një raund i dytë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë do të zhvillohet më vonë sot, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass, duke cituar një ndihmës të zyrës presidenciale të Ukrainës.
Më herët sot, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se një delegacion rus do të jetë në vendin e takimit të mërkurën për një raund të ri bisedimesh me Ukrainën.
“Në gjysmën e dytë të ditës, afër mbrëmjes, delegacioni ynë do të jetë në vend për të pritur negociatorët ukrainas”.
I pyetur për vendndodhjen e bisedimeve, Peskov u përgjigj: Nuk do ta shpall vendin para kohe.
Të hënën, bisedimet midis delegacioneve ukrainase dhe ruse u zhvilluan në Bjellorusi, jo shumë larg kufirit ukrainas, por përfunduan pa ndonjë përparim.