Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vendimi i ZRRE-së për energji, Muharremi: Qeveria me sadizëm po e ndëshkon ekonominë

    10/06/2025 12:10
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi ka thënë se qeveria në detyrë dhe institucionet publike po i godasin bizneset e veta, dhe siç tha ai me “sadizëm” po e ndëshkojnë  ekonominë e vet.

    Kësisoj ai ka komentuar përmes një postimi në Facebook vendimin e fundit të ZRRE-së për tregun e lirë të energjisë elektrike.

    “Një ditë vikendi në dhjetor, para zgjedhjeve nacionale, Qeveria e Kosovës, pa paralajmërim e pa planifikim, vendosi me i nda shtesat nga 100 euro ku përfituan deri 700,000 persona. Besoni ose jo, kostoja e atij vendimi elektoral ishte rreth 70 milionë euro. Efektet ekonomike, rritje e importit dhe deficitit, se 80% dolën jashtë ekonomisë”.

    “E sot kur me vetëm me 35 milionë euro (gjysma e atyre dhuratave për vota) mundesh me i ndihmu bizneset vendore që përfaqësojnë gjysmën e ekonomisë, qeveria po heziton. Fjala është për përjashtimin e papërgatitur të bizneseve nga tregu i lirë i energjisë, ku nuk ka konkurrencë dhe sipas vetë bizneseve, oferta e energjisë është deri 300% më e lartë. Kjo i bën më pak konkurrente produktet vendore, dhe ndikon në rënie të shitjeve, rritje të importeve që kanë kalu 6 miliardë në vit në mallra:.

    “Si me i përshkru institucionet publike që i godasin bizneset e veta, që e ndëshkojnë me sadizëm ekonominë e vet? Të çmendur? Injorantë? Jokompetentë? Apo malinjë me vetëdije? Sepse kur e ndëshkon dorën që të ushqen, ata që e mbajnë vendin gjallë, ti e ke humb kontaktin me realitetin”.

    “Në vend që të ju ofrojë bizneseve tona energjinë e KEK-ut, që prodhohet me resurse publike dhe ka kosto 30 euro për MËh, qeveria i përjashton, nuk e përgatit tregun, i lë nën mëshirën e monopolit dhe në fund… ua rrit faturat deri në 300%”, shkruan ai mes tjerash në një postim në Facebook.

    Artikuj të ngjashëm

    Serbia e Bosnja kundër, çfarë përmban deklarata e përbashkët e SEECP që “përçau” Ballkanin në Tiranë

    Tragjedi në Gjermani: Dyshohet se nëna e futi foshnjen në lavatriçe

    Pas pëshpëritjes së Macron – kamera kap momentin kur Meloni ‘rrotullon sytë’ gjatë takimit të G7

    Të Fundit

    Serbia e Bosnja kundër, çfarë përmban deklarata e përbashkët e SEECP që “përçau” Ballkanin në Tiranë

    Tragjedi në Gjermani: Dyshohet se nëna e futi foshnjen në lavatriçe

    Pas pëshpëritjes së Macron – kamera kap momentin kur Meloni ‘rrotullon sytë’ gjatë takimit të G7

    E gjetën të shtrirë në tokë, gruaja nga Prishtina vdes gjatë trajtimit në QKUK

    Dronët kamikazë rusë goditën Kievin për 9 orë – raportohet për të paktën 14 të vdekur, përfshirë një amerikan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.