Lëvizja Vetëvendosje nuk po pajtohet me Gjykatës Supreme, e cila sot ka hedhur poshtë ankesën e VV-së në lidhje me rezultatin votave me postë.
Deputetja e zgjedhur e kësaj partie, Fitore Pacolli, ka paralajmëruar se do të ankohet ndaj këtij vendi të Gjykatës Supreme.
Në profilin e saj në “Facebook”, Pacolli ka shkruar se LVV-ja do të parashtron kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Supreme në Gjykatën Kushtetuese.
“Paramendoni Prokuroria fillon hetimet për votat me postë ndërsa Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për të njëjtin proces pra për votat me postë 🤔. Lëvizja VETËVENDOSJE! do të parashtron kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Gjykatës Supreme në Gjykatën Kushtetuese”, ka shkruar Pacolli.