Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vendimi i Supremes, Lekaj: Kur qeveria s’e zbaton ligjin, nuk mund të flasë për drejtësi

    15/07/2025 22:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zyrtari i AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë, duke e akuzuar atë për mosrespektim të vendimeve të Gjykatës Supreme dhe shkelje të rëndë të rendit kushtetues.

    Lekaj ka deklaruar se qeveria aktuale po injoron qëllimisht vendimet e gjykatës më të lartë në vend, gjë që, sipas tij, është krejtësisht e papranueshme në një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe i drejtë.

    “Është krejtësisht e papranueshme që një qeveri, e cila pretendon se udhëheq me ligj dhe drejtësi, të refuzojë zbatimin e vendimeve të Gjykatës Supreme. Kjo jo vetëm që shkel parimin e ndarjes së pushteteve, por e dëmton besimin e qytetarëve në shtetin e së drejtës,” ka thënë Lekaj.

    Reagimi i plotë:

    Qeveria e Kosovës nuk i përfill vendimet e Gjykatës Supreme. Si mund të ndodhë kjo në një shtet demokratik?

    Është krejtësisht e papranueshme që një qeveri, e cila pretendon se udhëheq me ligj dhe drejtësi, të refuzojë zbatimin e vendimeve të Gjykatës Supreme. Kjo jo vetëm që shkel parimin e ndarjes së pushteteve, por e dëmton besimin e qytetarëve në shtetin e së drejtës.

    Në një shtet demokratik, askush nuk është mbi ligjin, përfshirë edhe qeverinë. Moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Supreme është një formë e hapur e shkeljes së rendit kushtetues dhe i hap rrugë kaosit institucional. Një qeveri që e lejon këtë, nuk mund të flasë më për drejtësi e reforma, sepse vetë po minon themelet e drejtësisë.

    Artikuj të ngjashëm

    AAK propozoi Kurtin për komision, Kadrijaj: Por qenka me pushime në Greqi!

    Vendimi i Supremes, Haradinaj: Qëndrimi tutje në institucione është grusht shtet

    AAK prezanton kandidatët për zgjedhjet lokale

    Të Fundit

    Bëri kërdi me 100 mijë euro fajde, ky është i riu nga Prizreni që iu ngrit aktakuza

    Apeli i Posaçëm lë në burg Ilir Metën

    Kjo është kryeministrja e re e Ukrainës, Yulia Svyrydenko

    Osmani për kërcënimet: Jo moj çfarë frike, shihemi pak më vonë

    Kush po e vret Republikën e Kosovës? Nga pushteti deri te histeria e vetëkënaqësisë kolektive!

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.