Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj ka komentuar vendimin e Gjykatës Supreme.
Haradinaj deklaroi se “Gjykata Supreme e tha fjalën e fundit për këtë qeveri uzurpuese të institucioneve. Katër vjet e shkatërruan këtë vend, e këta katër muajt e fundit deshtën edhe me e pushtu me diktat. Qëndrimi tutje në institucione është grusht shtet.
Kosova do t’i vuajë këto pasoja, por Kosova di të rimëkëmbet dhe do të rimëkëmbet”.