Vendimi i Speciales, Haradinaj: Kanë hy me bindje me dënu UÇK-në, populli duhet me kanë i organizuar
Nasim Haradinaj, është deklaruar pasi që Gjykata Speciale në Hagë rrëzoi mocionin e përbashkët të avokatëve të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’i hequr nga aktakuza disa pjesë, përfshirë incidente që sipas mbrojtjes binin jashtë periudhës së konfliktit të armatosur.
Ai ka thënë se gjykata ka hy me bindje me dënuar UÇK-në, teksa ka shtuar edhe se, për ish-krerët e UÇK-së s’po interesohet askush.
‘‘Këta kanë një bindje, këta kanë hy me një bindje me dënuar UÇK-në. Dhe kjo bindje atyre përditë e më tepër u forcohet, sepse kanë bë një bindje që askush për këta djem nuk u interesua, as qeveria as pushteti, as zemra e PDK-së, as PDK-ja, as zemra e LDK-së, as zemra e VV-së, e as vetë VV-ja. Mendoj sepse duhet me kanë i marrë mos me i pa këto veprime’’, ka deklaruar ai.
Haradinaj ka shtuar edhe se populli duhet të reagojë veç pse Serbia financon që më e dënuar ish-krerët e UÇK-së.
‘‘Apriori veç Serbia që financon me u dënu këta djem, populli jonë duhet me kanë i organizun, prandaj unë pres ky popull të kfjellet, nëse pretojnë me dalë në zheg është ka vjen flladi i shtatorit’’, ka shtuar ai.
I njëjti ka deklaruar edhe se ajo çfarë po ndodh në Hagë është padrejtësi.
‘‘Ne duhet të ndikojmë në padrejtësi, dhe gjithë këto që po i folim na është pikërisht pse është ka bëhet padrejtësi, bile aq e skrupullt sa nuk ke nevojë të jesh as i zgjut për me hetu’’, ka shtuar ai.