Sot në Lipjan familjarët e Agon Zejnullaut kanë dalur në protestë bashkë me disa qytetarë tjerë për të kërkuar dejtësi për Agonin, shkruan GazetaDemos.
Alban Zejnullahu, vëllai i tashmë të ndjerit mbajti fjalimin e tij para stacionit policor në Lipjan.
“Drejtësi për Agonin. Të dashur pjesëmarrës, të gjithë ju që jeni sot këtu, me zemër plot dhimbje por me qëllim të pastër e paqësor, ju falënderoj për praninë tuaj. Sot nuk jemi mbledhur për urrejtje, sot jemi këtu për të kërkuar drejtësi, sot jemi këtu për Agonin, një djalë, një jetë, një zë që nuk mund të heshtet. Jemi këtu sepse drejtësia nuk është privilegj, por e drejtë. Jemi këtu sepse dhimbja e familjes së Agonit është dhimbje kolektive, sepse heshtja vret për herë të dytë. Agoni nuk është vetëm një emër, është simboli i një padrejtësie që nuk guxon të harrohet. Ai është kujtimi që na bënë thirrje të mos mbyllim sytë, të mos dorëzohemi që të kërkojmë të vërtetën. Kërkojmë hetim të plotë dhe transparent, kërkojmë përgjegjësi, kërkojmë veprim ligjor e jo hesht je institucionale, sepse drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”, tha Zejnullahu.