Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vëllai i viktimës nga Juniku: Kishte dy vjet që s’kishte ardhur në Kosovë

    26/07/2021 17:16
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjyle Maloku dhe Leonora Gjota-Kolmekshaj janë në mesin e dhjetë viktimave të aksidentit që ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë gjatë ditës së djeshme.

    Vëllai i Leonorës, Luan Gjota, në një prononcim për Klan Kosovën ka thënë se gjatë ditës nuk kanë ditur asgjë për fatin e motrës edhe pse janë munduar ta kontaktojnë. Ndërsa lajmin për vdekjen e saj e kanë marrë në mbrëmje.

    “Kam qenë nëpër rrugë duke ardhur prej Zvicrës, dje në mëngjes kam mbërri. Pasi kam qenë me krejt familjen,  më ka thirrur dhëndri dhe na ka treguar që ka qenë me dy djemtë dhe fatmirësisht djemtë kanë pshtu mirë por për motrën nuk ka pasur lajm”.

    Tutje ai shton se për shkak që gjësendet e pasagjerëve kishin humbur, motrën e tij e kanë identifikuar me informatat që i kanë marrë nga djemtë e saj.

    “Ka qenë pak e vështirë, ata në kontakt me djemtë i kanë marrë disa të dhëna dhe në bazë të asaj e kanë bërë edhe identifikimin”.

    Ndërsa për trupin e të ndjerës thotë se do ta sjellin në Kosovë.

    “Në Kosovë do të vjen. Nuk kam informata ende se kur”.

    Ai ka treguar që kishte që 2 vjet që nuk kishin ardhur në Kosovë për shkak të pandemisë por kësaj here i gjeti fatkeqësia.

    Artikuj të ngjashëm

    Shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj gjashtë zyrtarëve të Junikut

    Junik: I gjenden armë pa leje, arrestohet i dyshuari

    Përurohet parku i lodrave për fëmijë në lagjen Miroci në Junik

    Të Fundit

    Irani nis valën e re të raketave drejt Izraelit, publikohen pamjet

    Forcat izraelite me goditje nga ajri eliminojnë Khathar al-Husseinin e “Hezbollahut” që po lëvizte me veturë

    Nora Gjakova anëtare në IJF, Kuka e uron për postin e ri

    Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm me çekan në oborrin e gjykatës

    Kurti prezantoi projektin e dy urave në Mitrovicë, vjen reagimi nga Bashkimi Evropian

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.