Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Vëllai i Lirdona Ademajt: Dënimi maksimal është një lehtësim për ne si familje

    29/11/2024 18:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Leonard Ademaj, vëllai Liridona Ademajt kërkon nga prokuroria që të përgatitet sa më shpejt aktakuza për vrasjen e motrës së tij nga bashkshorti i saj, Naim Murseli.

    Leonardi përmes një letre dërguar në T7 thotë se ‘ngritja e një aktakuzë sa më të shpejt dhe dënim maksimal që që parasheh Kodi Penal i RKS është një lehtësim për ne si familje dhe për gjithë popullin sakrifikues e dashamirës të Kosovën’.

    “Sot po bëhen 1 vit që nga vrasja e Liridona Ademaj. Ne si familje jemi në kontakt të vazhdueshem me prokurorin për aq sa ata po munden të na gjejnë kohë, edhe pse ne do të kishim dashur që të takohemi më shpesh. Sidoqoftë, vrasja e Liridones ështe një ndër rastet me të rënda qe ka ndodhur vendit tonë, si për nga natyra e viktimës ashtu edhe për nga veprimet kriminale e dinake ndaj një burri kundër një nëne para fëmijëve të tyre.

    E kuptojmë që prokuroria duhet të pergatisë aktakuzën sipas ligjit dhe në mënyre profesionale dhe për këte ka afat ende në bazë të ligjit. Por ngritja e një aktakuze sa më shpejtë dhe dënimi maksimal që parasheh Kodi Penal i RKS ështe një lehtësim për ne si familje dhe per gjithë popullin sakrifikues e dashamirës të Kosovën”.

    Ai thotë se’ vrasja e Liridona Ademaj ka ndodhur në bashkëkryerje duke u planifikuar, duke u gjetur ekzekutori, duke blerë armën dhe së bashku të 3 duke organizuar dhe ekzekutuar vrasjen e gruas së bashkekryesit Naim Murseli, sipas porosisë së tij në mënyrë shumë dinake’,

    “Pra, është bërë tërësisht e qartë se Naimi ka kërkuar nga Kushtrimi që t’i ndihmojë ta vrasë Liridonën duke i dhënë mbështetje në planifikim e organizim të vrasjes duke i gjetur një përson që e njeh se mund ta kryej këtë punë.”.

    Ai thotë se Kushtrim Kokalla ia kishte gjetur dorasin Granit Plava si person adekuat për kryerjen e vrasjes së motrës së tij.

    “Sipas planifikimit të tyre i kishin kërkuar Granitit të ekzekutonte planin, i cili në natën kritike, sipas koordinimit, Granit Plava e ekzekuton motren tonë duke e mbajtur shtrengueshëm për krahu Naimi, në veture ne prezence te dy fëmijëve të mitur. Është e paparamendueshme se si është ndjerë motra ime (e tradhëtuar dhe e pambrojtur nga përsoni që duhet ta mbronte)  në atë moment kur vetura i është ndalur me dinakëri kinse si rezultat i një hajni, e ku papritur është shtrenguar për krahu nga vetë burri i saj. Krahas mungesës deri në amshim që do të kemi, kjo është gjëja që edhe ne si familje e edhe fëmijët po e vuajnë më shumë”.

    Tutje ai thotë se janë në kontakt të vazhdueshëm me fëmijët e Liridonës për të cilët thotë se gjenden nën kujdesin social në Suedi.

    “Fëmijet i brengosë më së shumti fakti se ishin ne veturë dhe se si babai i tyre e shtrengoj krahun e nënes e tyre në momentin kritik qe vrasja te kryhet sa me lehtë. Falenderojmë të gjithë për ngushëllimet, bashkëndjerjen e dhimbjes dhe solidarizimin me ne si familje dhe rastet e ngjajshme në Kosovë, që shpresojmë të mos përsëritën kurrë”, tha ai për T7.

    Artikuj të ngjashëm

    Fëmija e çiftit vizatoi një ujk në vend të babait’, hetimet për Liridonën vazhdojnë

    Varri i Liridona Ademaj ndërtohet në formën e zemrës, arsyeja tejet prekëse

    Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, vëllau: Naim Murseli bëri veprim dinak

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.