Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Vëllai i heroit Adrian Krasniqi: Kjo ka qenë baza më e fuqishme e UÇK-së në Shqipëri që e ka furnizuar me armatim Kosovën

    23/10/2022 21:00
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ilir Krasniqi, vëllai i Adrian Krasniqit, në emisionin “n’Demos” ka rrëfyer kohën e mobilizimit për t’u furnizuar me armë nga Shqipëria.

    Ai ka folur për një rrugëtim i cili kishte dështuar për t’u furnizuar për shkak të ndërrimit të Qeverisë në atë kohë.

    “Jemi nis me 15 janar të 1992, ka qenë bora deri në fyt, unë Qerimi, Ramadani edhe Sali Kelmendi, duke parë se përvoja e parë dështoi, tash ishim më të përgatitur, e kishim mësuar terrenin, e mësuam ku bëm gabime, i kemi bo 24 orë rrugë dhe kemi dal në Tropojë, ky ka qenë rrugëtimi i parë qe kemi mbërri në cak, kemi shku tek djemt e migjës sonë. Qerimi dhe Salihi shkuan në Tiranë, një pjesë e Lëvizjes ishin atje, ata shkuan për me i marr armët e me i pru në Tropojë, në mars ra Qeveria e Ramiz Alisë, erdh Sali Berisha në pushtet u shkëputë lidhjet, dhe ne mbetëm pa armatim”, ka rrëfyer ai, përcjell GazetaDemos.

    Sipas tij, baza e familjarëve të tij në Tropojë ka qenë baza më e fuqishme e UÇK-së në Shqipëri që ka furnizuar me armë Kosovën.

    “Unë u aksidentova me djalin e migjës, dhe mbeta shumë keq, nuk mundesha me u kthy më në Vranoc. Unë shkova në Gjermani. Në shtator të ’92 më pas erdh Adriani në Shqipëri, së bashku me Xhevdetin, i pruni Ramadani. Ne kemi qëndru për shumë kohë tek djemt e mixhës, e që ata na kanë mbajt me ushqim e me të gjitha, kjo bazë deri sa ka përfunduar lufta, ka qenë baza më e fuqishme e UÇK-së, që e ka furnizuar armatin për Kosovë”, ka përfunduar Krasniqi.

    Emisionin e plotë mund ta ndiqni këtu: 

    Artikuj të ngjashëm

    Ish-ushtari i UÇK-së që jeton në mal që 10 vite: Tre muaj kam hangër çka m’ka dhënë natyra

    Ish-ushtari i UÇK-së nga Skenderaj shpëton një 4-vjeçar nga aksidenti: I dua fëmijët, sepse 15 vite nuk kam pasur fëmijë

    “Me dy të rame e mori atë që e meritonte” – Ish-ushtari i UÇK-së rrëfen se si e rrahu Milan Radoiçiqin në Gjakovë

    Të Fundit

    KEDS-i mobilizohet për situata emergjente, blen 8 gjeneratorë mobilë

    Rusia nis sulm të madh ndaj Ukrainës pas kritikave të Trumpit ndaj Putinit

    Raporton qytetari nga Gurakoci i Istogut: Më është djegur shtëpia dhe 10 hektarë grurë si pasojë e banderave të vjetër të rrymës

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thotë se është bllokuar regjistrimi i automjeteve të bizneseve: Avokati i Popullit të nis hetime

    Kontrata milionëshe nga Serbia për kompaninë e përfshirë në aktakuzën për Banjskën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.