Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Veliaj reagon sërish nga burgu: S’kam asnjë turp në jetën time, s’kam vjedhur, s’kam vrarë e as shantazhuar

    21/02/2025 13:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit, ka reaguar sërish me anë të një postimi në Facebook.

    Ai ka thënë se nuk do lodhet për të zbërthyer çdo akuzë të ngritur ndaj tij.

    Në një shkrim të gjatë ai ka theksuar se nuk ka vjedhur, as vrarë, as shantazhuar.

    “Në dallim nga ata, unë nuk kam asnjë turp në jetën time, as kam vjedhur, as kam vrarë, as kam shantazhuar, e as do lodhem së zbërthyeri çdo akuzë”, ka shkruar mes tjerash Veliaj.

    Reagimi i plotë i Erion Veliajt:

    Mirëdita dhe bekime gjithsecilit!

    Kur Ols Dado me Erjon Banin më burgosën pa gjyq dhe më ndaluan të gjitha kontaktet, me gjasë menduan se do të lodhesha së denoncuari përditë pazarin e tyre të shëmtuar, vetting-un e paligjshëm mbi 20 vitet e jetës sime – 10 vite si aktivist dhe 10 vite si shërbëtor publik.

    Në dallim nga ata, unë nuk kam asnjë turp në jetën time, as kam vjedhur, as kam vrarë, as kam shantazhuar, e as do lodhem së zbërthyeri çdo akuzë.

    Akuza qesharake që do të zbërthej sot lidhet me sajesën se, meqë kam fluturuar me avion në vitin 2004 (pra, kur isha 24 vjeç), me Gent Sulën, si shpërblim pas 9 vitesh ia bëra gruan e tij zëvendësministre, kur në moshën 33 vjeçare m’u besua të drejtoja Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

    1. Unë kam qenë në avione, në të cilët kanë hipur me mijëra njerëz në 20 vite, ndaj kjo provë është po aq e dobët sa karakteri banal i Nesti Violinës, i cili me siguri do ta ketë përfituar vetë ndonjë promovim në detyrë përkundër ndonjë fluturimi me avion apo me pras, për punën a qejfin e dikujt tjetër.
    2. Megjithatë, zëvendësministër të bën Këshilli i Ministrave dhe jo Ministri, po Ols Angoni nuk ka si t’i dijë këto, se atë e morën për dore nga kontenierët e noterëve në Portin e Durrësit, ku e futi i ndjeri Kol Olldashi, se i mbeti nëpër këmbë, te prokuroria e përgjithshme ku e tërhoqi një shoqe për shoqni, e më pas në SPAK, ku si dikush me cene profesionale e me devijime psiko-emocionale, mund të kryejë funksione paturpësie antiligjore si kjo me familjen time.
    3. Genta Sula është një kryezonjë, kryenënë, tani edhe kryegjyshe, e për më tepër, një kryeprofesioniste nga ato që moçalit tonë i provokojnë vrer e helm. Në ministri ajo drejtoi hapjen masive të zyrave të punës, riktheu në trend arsimin profesional, hapëm shkolla si ‘Herman Gmeiner’ për IT, që i pararendi TUMO-s e Piramidës, bëmë reformën e parë të pensioneve që shpëtoi arkën e shtetit dhe rriti pensionet, dhe në ditën e fundit së bashku, kaluam Ligjin për Hapjen e Dosjeve, që sigurimsat apo xhinsi i spiunave të Zylo Ramizit e morën me aq lemeri.

    Tani po e kuptoj hezitimin e saj, kur nga eksperte e Bankës Botërore i thosha të kalonte në shtet, prej skuthave kompleksivë si Ols Violina, që po panë një grua të mençur, të hijshme, të aftë, profesioniste, të pavarur, të dlirë, të artikuluar, të lexuar e të arrirë, i sulen si pitbull me jargë e skërmitje, për t’i thënë vetes “jam i fortë, shih si futem në fustane dhe e mbaj gruan e targetit 9 orë në inkuizicion”.

    Por, unë jam Kryetar i Bashkisë së Tiranës, jo anëtar i Urdhërit të Psikologut dhe ky qafir burrë, që paguhet sa dyfishi im për të bërë drejtësi të re, duhet çuar tek psikologu përpara se të hyjë nën fustane të tjera.

    Padrejtësia diku, kthehet në padrejtësi kudo, ndaj kjo betejë do fitohet përditë e nga çdokush që do një vend të drejtë.

    Ju dua shumë e më merr pafund malli për të gjithë ju!

    Artikuj të ngjashëm

    Tirana pret 55 liderë Europianë më 16 maj, zbardhet axhenda

    Veliaj: Shkova në SPAK si bashkëpunëtor për kurthe e letra anonime

    Vjedhje në një banesë në Tiranë, momenti kur hajnat hyjnë nga tarraca

    Të Fundit

    Lutje për ndihmë: Arnisa po lufton për jetën – familja kërkon ndihmën tuaj

    Ilir Ferati rikandidohet për kryetar të Istogut

    Printonte para në shtëpi, arrestohet në Prishtinë me mijëra euro të falsifikuara në fletë A4

    Vance: Rrjedhjet e informacionit për Iranin ‘kundërshtohen me logjikën e shëndoshë’

    “Gruaja smutë, me pastru me kovë po duhet” , rrëfimi i 57-vjeçarit që jeton pa ujë tash e 19 vjet

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.