Shefi i kabinetit të Presidencës, Blerim Vela i ka reaguar Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq për diskutimet e tij të fundit mbi implementimin e marrëveshjes së Ohrit, shkruan GazetaDemos.
Përmes një postimi në Twitter, Vela nuk ka kursyer fjalorin e ka quajtur ‘budalla’ Daçiqin.
Vela ka publikuar një pjesë të intervistës së Daçiqit dhënë për TV Pink, ku ai i shmanget pyetjes rreth zbatimit të nenit 4 të marrëveshjes.
”Budalla si nata. Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë pritej që t’i përgjigjej qartë pyetjes nga gazetarja pro regjimit rreth implementimit të nenit 4 të marrëveshjes me Kosovën. Në vend të kësaj, (ai u shmang përgjigjes dhe u kthye të sulmoi opozitën në Serbi). Vuçiq do duhej të ‘shqetësohej’,” ka shkruar Vela në Twitter./Demos/