sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vela e quan Vulinin këlysh të gruas së Millosheviqit, pasi e fyu presidenten Osmani

    06/07/2021 18:33
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Blerim Vela, shefi i Stafit të Presidentes, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandër Vulin, pasi e ka fyer presidenten e Kosovës.

    Vela e ka quajtuar Vulinin ‘këlysh të gruas së Millosheviqit’, pasi ky i fundit e ka fyer Osmanin për fizikun e saj.

    “Këlyshi i Mira Marković gjatë viteve 1990 në JUL, Aleksandar Vulin është zëdhënësi i regjimit primitiv, të dhunshëm dhe seksist në # Serbi . Vulin i shërben zotërisë së tij aktual, Aleksandar Vuçiq me të njëjtën forcë dhe përkushtim ashtu si i shërbeu Millosheviçit. E neveritshme!”, ka shkruar Vela në një postim në Twitter.

    Sot gjatë ditës, Vulin e nxori nga konteksti deklaratën e Osmanit për  revistën “Der Spiegel”, dhe si kundërpërgjigje e ka fyer atë.

    “Nëse Osmani do të kishte fytyrë siç e ka barkun, për gënjeshtrat që thotë, gjatë do të përkulej para ‘shtëpisë së verdhë, ka thënë Vulin, shkruan B92.

    Kjo fyerje e Vulin, erdhi pasi gazetari i ‘Der Spiegel’ kishte insistuar duke pyetur Osmanin se pse e përdor termin gjenocid për krimet që ka kryer Serbia.

    “E kam zgjedhur nocionin gjenocid me vetëdije. Ai përshkruan qëllimin e një vendi për të shfarosur një komb. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur në Kosovë. E kam fjalën për ngjarjet në Mejë, e njohur si ‘Srebrenica e Kosovës’, dhe në Poklek, ku jo vetëm janë vrarë 54 fëmijë dhe plaka, por pastaj edhe janë djegur. Qëllimi ka qenë që të zhduken nga faqja e dheut. Willy Brandt ka thënë njëherë se kur mungojnë fjalët, duhet rënë në gjunjë. Pikërisht këtë e presim nga Serbia: rënien në gjunjë”, ishte përgjigjja e Osmanit.

     

    Artikuj të ngjashëm

    “Banane Luiz, speca Tea, portokall Efi”, eskalojnë tregtarët në Shqipëri

    Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, kërkohet koordinim me aleatët ndërkombëtarë për aplikim

    LDK kërkon të pezullohet dyfishimi i çmimit për tatimin në pronë

    Të Fundit

    “Banane Luiz, speca Tea, portokall Efi”, eskalojnë tregtarët në Shqipëri

    Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, kërkohet koordinim me aleatët ndërkombëtarë për aplikim

    LDK kërkon të pezullohet dyfishimi i çmimit për tatimin në pronë

    Çeku uron Distria Krasniqin: Flamuri ynë përsëri i pari

    Tahiri: Do ta dërgojmë në Kushtetuese Ligjin e Pagave, nëse nuk plotësohen kërkesat për rritje të koeficientit

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.