Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vërshimet shkaktuan dëme te shumë familje

    24/06/2024 22:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shiu i rrëmbyeshëm me breshër e erëra të forta që përfshiu një pjesë të Kosovës të dielën në mbrëmje, shkaktoi probleme për shumë familje. Kjo pasi uji u hyri brenda. Shiu me breshër vjen pas një moti të nxehtë, ku temperaturat ditëve të fundit u janë afruar 38 gradëve celsius.

    Ujërat e zeza bashkë me mbeturinat vërshuan brenda shtëpisë së Lumturije Gjoshit në lagjen “Kalabria” në Prishtinë. Ajo thotë se nga reshjet e shpejta të së dielës në mbrëmje, i janë shkaktuar shumë dëme materiale.

    “Për shkak të mos përgjegjësisë të secilit individ që i hedh mbeturinat vend e pa vend. Me ardh një frigorifer, batanije, nuk ka asgjë që nuk vjen nga ky kolektor. Tash veç është fundi, jemi lodhë nga kjo situatë. Që tri-katër herë jemi duke i ndërru nxemjet qendrore për shkak po u dëmtohen nga uji”, deklaron Lumturije Gjoshi.

    Ajo thekson se sa herë që bie shi, shtëpia e saj vërshohet nga uji.

    “E kam një pyetje për kryetarin e Komunës së Prishtinës, a jam e obliguar t’i bartë mbeturinat e krejt Prishtinës. Secili e ka obligim mi pagu dhe mi hedhë në vendin e duhur, e jo mu derdhë në shtëpinë time. Investimet në shtëpi janë shumë të mëdha”, shton ajo.

    Hiç më mirë nuk është situata as në familjen Halimi në kryeqytet.

    “Dëme ka se sepse disa sende janë dëmtu…sot e pastroj por prap nëse bie shi , do ta kemi të njejtën situatë..”, thotë Bekim Halimi, banor në lagjen “Mati1”.

    Përveç nëpër shtëpi, shumë përdhese të ndërtesave në kryeqytet janë ende nën ujë.

    Nën ujë u panë edhe makineri të ndryshme të bizneseve. Nga shiu e breshëri i madh që ra të dielën në disa pjesë të Kosovës, si edhe në Prishtinë, u vështirësua edhe qarkullimi.

    Komuna e Prishtinës ka krijuar shtabin e krizës për menaxhimin e situatës edhe në ditët në vijim, duke marrë parasysh parashikimet për reshje të ngjashme të shiut. Drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica, thotë së është ndërhyrë në 100 raste të lajmëruara nga qytetarët.

    Reshje të shiut janë raportuar edhe në disa komuna të tjera.

    Por Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se sasi e madhe e reshjeve u regjistrua në rajonin e Prishtinës. Sipas Institutit, kjo javë do të jetë mjaft dinamike dhe me paqëndrueshmëri sa i përket motit. /RTK

    Artikuj të ngjashëm

    Pamje nga përmbytjet në Beograd: Vërshimet bëjnë “ujëvarë” në kryeqytetin serb, veturat notojnë

    Instituti Hidrometeorologjik: Vërshime të shpejta e rrëshqitje dheu nesër në Prishtinë

    Paralajmërohen vërshime, komunat që kishin pësuar janë në gjendje gatishmërie

    Të Fundit

    Dodik e shmang paraburgimin, paraqitet vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës

    Ndërhyrja në mushkëri e shpejtësia e autostradës: Detajet që tronditën botën e futbollit pas vdekjes së Diogo Jota

    Aksident mes dy veturave në Gllarevë të Klinës, s’dihet ende për të lënduar

    Policia e Kosovës arreston 15 të rinjë në Mitrovicë, ishin përfshirë në një përleshje

    Zjarr i madh në Golesh të Drenasit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.