Sport

Vedat Muriqi shënon përsëri, këtë herë ndaj Espanyolit

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka vazhduar formën e tij të mirë me Mallorca-n, duke gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen ndaj Espanyolit.

Pas një pjese të parë që u mbyll me rezultatin 2-1 për vendasit, Muriqi u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 46-të, duke shënuar golin e vetëm për skuadrën e tij deri në atë moment.

Penalltia u ekzekutua me qetësi ndaj portierit serb Marko Dmitrović, pa i lënë asnjë shans për reagim.

Ky ishte goli i tretë i Muriqit në sezonin aktual të La Ligës, duke konfirmuar edhe një herë se ai mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të Mallorcës.

espanyolit%2F&sessionId=b32ce9baf379bcadb1e8deb43cbd4bd8c22117ec&theme=light&widgetsVersion=2615f7e52b7e0%3A1702314776716&width=550px

Forma e tij e lartë nuk është e kufizuar vetëm në nivel klubi – vetëm një javë më parë, “Pirati” i Kosovës ishte protagonist i madh edhe me Kombëtaren, ku shkëlqeu në ndeshjen ndaj Suedisë, duke udhëhequr ekipin drejt një paraqitjeje të jashtëzakonshme.

Back to top button