Një person me bicikletë është goditur nga një veturë para pak minutash në Shipol të Mitrovicës.
Sipas raportimeve dyshohet që i aksidentuari ka vdekur në vendngjarje.
Rastin e ka konfirmuar edhe Fatmir Latifaj, duke treguar se viktima është një i moshuar që njihet si Baci Met.
Mësohet se ai ishte duke u kthyer nga xhamia kur u godit nga vetura.
“Baci Met, veq sa e falem bashk Jacin,Allahu na pranoft edhe U pershendetém por nuk e dita qé do té ishte selami yné I fundit né kété dynja!
Baci Met,na bon hallall!
Na bashkofté Allahu xhennet!
Amin!”, ka shkruar Latifaj.
Siç thanë dëshmitarët, goditja nga vetura ka qenë shumë e fortë.
Nga pamjet vërehet një person i shtrirë në rrugë.