Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Veç dy kandidatë për pozitën e Lajçakut: Kush janë ata?

    07/01/2025 18:33
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Vetëm dy kandidatë raportohet se janë paraqitur për të marrë pozitën e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi. Derisa përfaqësuesi special Miroslav Lajçak mban këtë rol deri në fund të muajit janar, përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, do të duhet të vendosë mes Pekka Haavistos dhe Peter Sorensen.

    “REL” raporton se diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen dhe ish-ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Havisto, janë të vetmit që janë paraqitur për këtë pozitë.

    Në lidhje me emërimin e përfaqësuesit të ri, të martën u deklarua zëdhënësja e BE-së, e cila tha:

    “Mandati i Përfaqësuesit Special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, mbetet në fuqi deri në fund të janarit ndërsa përzgjedhja e një pasuesi është në bërje e sipër. Kështu që hollësi të tjera do të vinë” – tha ajo.

    Kush janë Haavisto e Sorensen?

    Pekka Olavi Haavisto është një politikan i Finlandës, i cili nga viti 2019 deri në 2023, sherbeu si Minister i Punëve të Jashtme.

    Në kabinetin e Paavo Lipponen mes viteve 1995 dhe 1999, Haavisto ishte Ministri i parë kabinetit.

    Ky i fundit, ka punuar edhe për Kombet e Bashkuara, ka udhëhequr Programin e Ambientit të Kombeve të Bashkuara, me grupe kerkimi në Kosovë, Afghanistan, Irak, Liberia, Palestinë dhe Sudan.

    Pas zgjedhjes së udhëheqjes së koalicionit, në krye me Kryeministrin Antti Rinne, Liga e Gjelbërt e emëroi Haaviston ministër të Jashtëm.

    Në qershor 2023, Haavisto kandidoi për zgjedhjet presidenciale të Finlandes, si një kandidat i pavarur, ku humbi ne votimet e mbajtura në 18 Janar 2024.

    Kandidati tjetër, Peter Sorensen është një diplomat danez, ambasador i Bashkimit Evropian në Kombet e Bashkuara. Ai ka shërbyer edhe si Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian në Bosnje dhe Hercegovinë.

    Nga viti 2002 deri në 2006, Sorensen punoj si udhëheqës i UNMIK-ut. Ai u zgjedh dhe Përfaqësues Iidelegacionit për Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 2011, pas punës si Udhëheqës i Delegacionit Evropian në Shkup të Maqedonisë.

    Tërhiqet Pahor

    Ish-presidenti slloven, Borut Pahor kishte shprehur interesimin e tij për t’u bërë emisar. Ai madje, kishte thënë, “kam referencat që më bëjnë më të mirin” për të ndërmjetësuar në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

    Por, e dinte – ose e parashikonte – që BE-ja mund të jetë e interesuar “në një diplomat” e jo në një politikan “të këtij kalibri”: referuar vetes.

    Para dy ditësh, Pahor njoftoi se më nuk është i interesuar të aplikojë për postin e pasuesit të Lajçakut – dhe shpjegoi se pse.

    “Përmes bisedave të shumta jo-formale, m’u bë e qartë se kërkojnë diplomat e jo politikan” – shkroi përmes një letre Borut Pahor.

    Artikuj të ngjashëm

    Lajçak takohet me Vuçiqin në Davos: Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 e shtroi rrugën e normalizimit 

    Bislimi pas takimit me Lajçakun: Folëm për rrugën e zbatimit të plotë Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit

    Lajçak pas takimit me Vuçiqin në Pragë: Është urgjente që të ketë përparim në Dialog

    Të Fundit

    Gruaja e Dardan Molliqajt, Besa Shahini do të jetë kandidate për kryetare të Prishtinës

    Konfirmohet për Demos – Presidentja fton në takim partitë për dekretimin e datës së zgjedhjeve lokale

    59 aktakuza ngrihen ndaj 70 personave për 24 orë

    Forumi për Gratë, Williams: Miliona gra në mbarë botën sot përballen me pabarazi të thella

    Goditet grupi kriminal në Fier, katër të arrestuar, trafikonin armë edhe nga Kosova

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.