Dy persona, raste të ndara, kanë vdekur sot në Prizren. Njëri rast ka ndodhur në rrugën “Shaip Spahiu”, ku është gjetur i vdekur një 72-vjeçar, e tjetri në rrugën “Adem Jashari”, ku është gjetur një 59-vjeçar në rrugë pa ndjenja, e që më pas i njëjti ka vdekur në spital.
Rastet për Reporteri.net i ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Për të dy rastet, Policia tashmë ka nisur hetimet.
“Me datë 28.10.2024 pak para orës 11:00, në rrugën Shuaip SPAHIU në Prizren është raportuar se është has një person pa shenja jete, patrulla i është përgjigjur rastit dhe është informuar urgjenca dhe njësitet tjera përgjegjëse të cilat edhe kanë dalë në vend ngjarje dhe rasti është duke u trajtuar. Viktima është B.K. mashkull rreth 72-vjeçar”, ka thënë Bytyqi.
“Me datë 28.10.2024, rreth orës 14:00 ,rrugën Adem jashari në Prizren është raportuar se është has një person i shtrirë në tokë pa ndjenja, patrulla i është përgjigjur rastit i eshte dhënë ndihma e parë dhe është informuar emergjenca e cila pasi personit ia ka kthyer vetëdijën e kanë marr në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Me vonë rreth orë 15:30 nga Spitali Rajonale jemi informuar se viktima ka vdekur. Është njoftuar prokurori dhe njësitet tjera përgjegjëse të cilat edhe kanë dal në vend ngjarje dhe rasti është duke u trajtuar. Viktima është N.Sh. mashkull rreth 59-vjeçar”, ka shtuar Bytyqi.