Ka vdekur zyrtari policor i Policisë së Kosovës, Përparim Saraqini, pas një sëmundje të rëndë, shkruan Gazeta Demos.
Saraqini, vdiq në moshën, 46-vjeçare i cilli ishte polic i trafikut në rajonin e Gjakovës.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë në rrjete sociale familjarët dhe njëri nga kolegët e tij.
Ndryshe, Përparim Saraqini, ishte edhe luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pepa siç njihej i ishte bashkuar UÇK-së në moshë të re dhe ishte plagosur në luftë në një pritë të organizuar nga forcat serbe.
Për kohën se kur do të mbahet ceremonia e varrimit do t’iu mbajmë të informuar.