Ka vdekur zjarrëfikësi që ishtë lënduar në aksidentin e rëndë mes një kamionete dhe kamioni të zjarrfikësve sot gjatë ditës në Gjakovë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
“Sapo na njoftuan se zjarrfikësi i lënduar në aksident mes dy automjeteve ka ndërruar jetë”, ka thënë Krasniqi.
Ajo ka treguar se rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse të Policisë, të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merren me zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.