Mëngjesin e së martës, më 29 korrik 2025, ka ndërruar jetë Edita Qosja-Rexhepi, vajza e akademikut të njohur Rexhep Qosja.
Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur djali i të ndjerës, Valjet Rexhepi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Varrimi do të bëhet sot, në orën 13:00, në varrezat e qytetit të Prishtinës.
E pamja do të mbahet në hotelin “Grand” në Prishtinë, të mërkurën dhe të enjten, nga ora 10:00 deri në 18:00.