Lajme

Vdes Smajl Krelani, babai i dy dëshmorëve të kombit

Ka vdekur Smajl Krelani nga Vërboci i Drenasit, babai i dy dëshmorëve të kombit.

I ndjeri do të varrsoet sot, njoftpjnë mediat lokale.

Njoftimi i plotë:

Me dhimbje të thellë njoftohet se sot ka ndërruar jetë Smajl Krelani nga Vërboci i Drenasit, babai i dy dëshmorëve të kombit.

I ndjeri ishte një prind i fortë dhe i nderuar, i cili me sakrificë dhe qëndresë rriti me krenari djemtë që ia dha atdheut. Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat e familjarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 16:00, në fshatin Vërbovc.

Ngushëllime!

Artikuj të ngjashëm

Back to top button