Vdes Selim Krasniqi, kryetari i Veteranëve në Prizren
Ka vdekur kryetari i veteranëve në Prizren, Selim Krasniqi, shkruan GazetaDenos.
Lajmi u bë i ditur nga kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati i cili u shpreh i pikëlluar me ikjen e mikut të tij.
Shkrimi i tij:
Lajmi për kalimin në amshim të mikut dhe bashkëpunëtorit tim, Selim Krasniqit, më ka prekur thellësisht. Baca Selim nuk ishte vetëm një emër, por një shtyllë e qëndresës dhe urtësisë në Prizren e në mbarë Kosovën.
Si Kryetar i Veteranëve në Prizren dhe anëtar i Këshillit Drejtues të OVL-UÇK-së, ai gdhendi emrin e tij në historinë e lavdishme të lirisë sonë. Ishte burrë i fjalës dhe i besës, një fisnik që nuk u kursye kurrë, as në flakën e luftës e as në sfidat e paqes. Shkuarja e tij lë një zbrazëti të madhe, por vepra e tij do të mbetet udhërrëfyes për brezat që vijnë.
Lamtumirë, mik i shtrenjtë. Emri yt u shkroftë me shkronja ari në kujtesën e kombit.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, Baca Selim!