Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Vdes regjisori shqiptar Leka Bungo

    11/06/2025 10:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Është ndarë sot nga jeta në moshën 81-vjeçare regjisori, aktori dhe skenaristi i njohur shqiptar, Leka Bungo. Ai do të varroset këtë të mërkurë, në orën 16:00.

    Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët në rrjetet sociale. Njëra nga vajzat e tij, Alba, ka shpërndarë një fotografi krah të atit dhe tha se ai luftoi me sëmundjen më të rëndë të shekullit.

    Leka Bungo lindi më 28 shkurt 1944 në Vlorë dhe mbetet një prej figurave më të shquara të artit shqiptar, me një karrierë të pasur në teatër, film dhe televizion. Ai përfundoi studimet për aktor në shkollën “Aleksandër Moisiu” dhe më pas ndoqi një kurs regjie në Institutin e Lartë të Arteve.

    Gjatë viteve të tij krijuese, ai punoi si regjisor në teatrin “Bylis” në Fier dhe më vonë në Estradën e Shtetit, ku solli shfaqje me tematikë sociale dhe nota të theksuara satire. Pas viteve ’90, themeloi teatrin privat “Rubairat” pranë Teatrit Kombëtar, në një përpjekje për të sjellë risi në skenën shqiptare, që megjithatë nuk arriti të mbijetonte gjatë.

    Në vitin 2002 emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por vazhdoi të qëndronte aktiv në botën e artit.

    Ai është autor i disa dramave dhe skenarëve filmikë, përfshirë “Pabesia” dhe “Pas fasadës”, si dhe është kujtuar për rolin e Bardhylit në filmin “Një djalë edhe një vajzë” (1990).

    Artikuj të ngjashëm

    Haradinaj ua uron Ditën e Çlirimit Gjakovës, Rahovecit, Drenasit, Obiliqit e Vitisë

    Zjarri përfshinë një nga kullat e Dubait, autoritetet evakuojnë banorët

    Zgjedhjet lokale, Çitaku: PDK është gati për fitore

    Të Fundit

    Haradinaj ua uron Ditën e Çlirimit Gjakovës, Rahovecit, Drenasit, Obiliqit e Vitisë

    Zjarri përfshinë një nga kullat e Dubait, autoritetet evakuojnë banorët

    Zgjedhjet lokale, Çitaku: PDK është gati për fitore

    E konfirmon Policia: Vujoviqi, pjesëtar i inteligjencë serbe do të largohet me forcë nga Kosova

    Izraeli eliminoi negociatorët iranianë, ironizon Trump: Nuk vdiqën nga gripi apo COVID-19

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.