Ka ndërruar jetë Imri Mustafa, punëtor në Komunën e Prishtinës.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Përparim Rama.
Rama ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit.
Postimi i plotë:
Me trishtim të thellë morëm lajmin për humbjen e kolegut tonë, Imri Mustafa. Në emrin tim dhe të gjithë ekipit të Kryeqytetit, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë.
Imriu ka qenë një njeri i jashtëzakonshëm dhe një koleg i përkushtuar. Në këto momente të vështira, jemi me zemër dhe mendje pranë familjes dhe të dashurve të tij. Le të ruajmë kujtimin për të.
U prehsh në paqe, Imri!