Profesori Nasir Kabashi nga Gurrakoci i Istogut, është ndarë nga jeta sot, në moshën 72-vjeçare, pas një sëmundje të gjatë.
Lajmin e ka bërë të ditur familja Kabashi përmes Facebook-ut, ku kanë bërë me dije se lamtumira e fundit do t’i jepet në ora 15:00, në varrezat e fshatit.
“Me pikëllim dhe dhembje të thellë i njoftojmë familjarët, miqtë , dashamirët së, pas një semundje të gjatë, sot në orët e para të mëngjesit në moshën 72 vjeçare ka ndërruar jetë babai dhe gjyshi jonë i dashur prof. Nasir (Musë) Kabashi nga Gurrakoci – Istog. (1952 -2024)
Ju njoftojmë se Ceremonia e varrimit bëhet sot më datën 04. 11.2024 e hënë në ora 15:00, në varrezat e fshatit Gurrakoc! U prefsh në paqe ,Baba !
Të pikëlluar për jetë: Familja Kabashi!”