Ka ndërruar jetë Pajazit Aliu, i cili ishte dënuar padrejtësisht në të ashtuquajturin proces të montuar të Paraçinit në Serbi. Ai kaloi mbi një dekadë në burg, duke vuajtur dënimin për akuza të fabrikuara dhe të motivuara politikisht.
Aliu vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, e cila rëndoi edhe më shumë mbi jetën e tij pas lirimit nga burgu. Vdekja e tij shënon një tjetër faqe të dhimbshme në historinë e atyre që u përballën me represionin dhe padrejtësinë.
Varrimi i të ndjerit u bë sot, më 21 prill 2025, në orën 14:00, në fshatin Pakashticë e Epërme, Komuna e Podujevës