Lajme

Vdes një person në spitalin e Gjakovës

Të mërkurën një person ka ndërruar jetë në spitalin e Gjakovës.

Sipas njoftimit të policisë, viktima së pari është dërguar nga familjarët në emergjencën e QKMF-së në Rahovec nga ku më pas me autoambulance është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Mjeku kujdestar në spitalin e Gjakovës, ka informuar se viktima ka ndërruar jetë dhe me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Bodrumi, Rahovec 17.09.2025-21:11. Raportohet se viktima mashkull kosovar, nga familjarët është dërguar në emergjencën e QKMF Rahovec, nga ku viktima më pas me autoambulance dërgohet në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Mjeku kujdestar në repartin e emergjencës në spitalin e Gjakovës, ka informuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button