Një person ka ndërruar jetë në Mitrovicë të Veriut, pasi dyshohet të ketë konsumuar sasi të tepërt të alkoolit.
Sipas policisë, viktima dyshohet të ketë ndërruar jetë, më 26 tetor.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion” thuhet në njoftim të policisë.