BallinaLajme

Vdes një i paraburgosur në Qendrën Korrektuese të Hajvalisë

I paraburgosuri me inicialet L.S., ka vdekur sonte në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve.

Sipas njoftimit të ShKK-së, mjekët kanë ndërhyrë për t’i dhënë ndihmë të paraburgosurit, por fatkeqësisht ai ka humbur jetën.

Aktualisht, ekipi i Emergjencës dhe mjekja e burgut, në bashkëpunim me organet kompetente të mjekësisë ligjore dhe hetuesisë, janë duke zhvilluar procedurat e nevojshme.

“Autoritetet përkatëse janë duke hetuar rrethanat e humbjes së jetës, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë”, thuhet tutje në njoftim

Artikuj të ngjashëm

Back to top button