Një grua ka vdekur në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, shkrun GazetaDemos.
E njëjta fillimisht u dërgua nga familjarët e saj në QKMF në Rahovec, më pas u dërgua në Gjakovë ku edhe është konstatuar vdekja e saj.
Ndërkaq, rasti u inicua si “hetim i vdekjes”.
Rastin për GazetënDemos e ka konfirmuar, zëdhënës i policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.
“Më 24 shtator 2024, viktima femër e lindur në vitin 1959, është dërguar nga familjarët e saj në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Rahovec. Më pas, ajo është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj. Për këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar, me vendimin e të cilit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor”, tha Elezaj për Demos.